Voto Dionis Sota më 9 Nëntor 2025
DIONIS SOTA:
Sa herë ne bashkohemi,asgje nuk është e pamundur!
Gjithçka arrihet në bashkim zemrash për të drejtën e të gjithëve bashkë!
Kanë kaluar mbi 10 vite e përsëri të njëjtat probleme,të njëjtat premtime. 12 vite pushtet,mbi 25 vite pushtet lokal, ku të rinjtë e sotshëm socjalistë (që rrijnë pa gjumë për fushatë) nuk e kuptojnë që arsyeja kryesore e riciklimit të të vjetërve ështe pikërisht sepse nuk duhet të kujtojnë premtimet e partisë në pushtet. Ju së pari jeni vlonjatë,mos e harroni kurrë!
Ftoj të gjithë ata miq të sinqertë e me shpirt vlonjati, me karakter e dinjitet që të distancohen menjëherë. Kohërat kanë ndryshuar. Mos e lejoni veten të jeni nën lupën investiguese sepse do ta kuptoni që do të jeni vetëm përballë turpit. E dua çdonjerin prej jush, mos e digjni fytyrën dhe nderin përgjithmonë. Vlora është shekullore e do të jetë përgjithnjë. Kush e ka prekur, e ka pësuar në lëkurën e vetë.
Për një Vlorë Evropjane për të gjithë!
... Motive per te votuar
DIONIS SOTA
1. Transparencë Totale në Buxhet
Krijimi i platformës “Vlora e Hapur” për të parë çdo lek të buxhetit të bashkisë. Bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me profesionistë dinamikë dhe produktivë. Strukturë e posaçme projektesh për tu prezantuar në qendrat e fondacioneve Evropiane duke stimuluar bashkëpunime me ojq lokale dhe qytete të shteteve fqinjë.
2. Infrastrukturë për Lagjet Problematike
Përqendrim urgjent në rrugë, kanalizime kulluese dhe gjelbërim lagje më lagje duke filluar nga zonat më të vështira. Nuk do të lëmë asnjë fshat pas!
3. Start-up për Rininë
Buxhet i veçantë për të rinjtë që paraqesin projekte zhvillimore nga ç’do rajon dhe çdo qendër administrative!
4. Plazhet dhe qyteti me standarte Evropiane
Pastrim, rigjelbërim, tualete publikë,në plazhe dhe qytet duke marrë shembull dhe përvojë nga shtete si Zvicra. Bashkëpunim ndërkombëtar për ta kthyer bregdetin e Vlorës në një atraksion turistik gjithëvjetor bazuar në brigjet e pastër,histori,arkeologji,kulinari tradicionale dhe sporte e udhëtime detare e malore.
5. Lagje të Reja Sociale
Analizë urbanistike për zona të reja banimi për të ndërtuar pallate me kënde parqesh sociale me çmime të kostos së ndërtimit, duke krijuar një fond special. Kjo do të ndihmojë familjet për shtëpi banimi të përballueshme dhe infrastrukturë frymëmarrëse! Në këtë këndvështrim do të ndahen edhe zonat e banimit në disa kategori si p.sh.: zona banimi periferi,qytet qendër,zona biznesi,zona rezidenciale etj.